Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh deputete e kësaj partie, Vlora Çitaku, ka hyrë sot në Kuvendin e Kosovës së bashku me deputetët e PDK-së, në kohën kur ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherësh ushtruese e detyrës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, po zhvillonte një takim me bashkatdhetarët që po vizitonin institucionin.
Gjatë qëndrimit në Kuvend, Çitaku iu drejtua bashkatdhetarëve me një fjalim, ku foli për situatën aktuale politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me bllokadën institucionale.
Sipas saj, partia në pushtet është përgjegjëse për bllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve të Kosovës dhe për zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja.
Pas përfundimit të fjalimit, bashkatdhetarët e pranishëm e duartrokitën Vlorën Çitaku, duke reaguar pozitivisht ndaj mesazheve që ajo përcolli gjatë adresimit të saj.
Vizita e deputetëve të PDK-së në Kuvend vjen në kohën kur kjo parti ka paralajmëruar se do të vazhdojë të kërkojë zhbllokimin e institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit, ndërsa kriza politike në vend vazhdon ende pa një marrëveshje mes partive parlamentare.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2031342394188627%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Be First to Comment