Ministria publikon çmimet tavan të derivateve – kaq do të shitet sot nafta në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë, të cilat vlejnë për ditën e sotme.
Sipas çmimeve të përcaktuara nga ministria, një litër naftë do të shitet me çmim maksimal prej 1.79 euro, ndërsa benzina do të kushtojë deri në 1.53 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për një litër gaz është përcaktuar në 0.62 euro.
Këto janë çmimet tavan të përcaktuara nga MINT, ndërsa qytetarët mund t’i hasin në treg edhe me çmime më të ulëta, varësisht nga pika e shitjes dhe operatori.
Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar luhatje të vazhdueshme gjatë javëve të fundit, me ndryshime të herëpashershme në çmimin e naftës dhe benzinës.
Çmimet maksimale për sot:
Nafta: 1.79 euro/litër
Benzina: 1.53 euro/litër
Gazi: 0.62 euro/litër

Be First to Comment