Skip to content

LAJMI FUNDIT / Më në fund e pranon Avni Dehari, për Kuvendin e Kosovës

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka pranuar publikisht se janë tejkaluar afatet e përcaktuara për konstituimin e Kuvendit dhe për thirrjen e vazhdimit të seancave, por ka deklaruar se këtë nuk e konsideron problematike për shkak se, sipas tij, nuk parashihen sanksione.

Në një prononcim për gazetarët, Dehari tha se afatet janë të përcaktuara, por se mungesa e sanksioneve e bën situatën të ndryshme nga interpretimet që po bëhen nga opozita.

(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});

Ato parashihen, po nuk ka sanksione”, deklaroi ai.

Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se, sipas interpretimit të tij, në mungesë të sanksioneve nuk mund të flitet për shkelje.

Derisa nuk ka sanksione, nuk mund të quhet shkelje”, u shpreh Dehari.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur opozita po akuzon shumicën parlamentare për mosrespektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit, pasi seanca konstituive nuk është përfunduar brenda afatit 30-ditor dhe nuk është thirrur çdo 48 orë, siç pretendojnë partitë opozitare.

Sipas Deharit, vonesat nuk janë bërë me qëllim të mosrespektimit të Kushtetutës apo Rregullores, por për t’i dhënë hapësirë arritjes së një marrëveshjeje politike mes partive parlamentare.

Dhe kjo po bëhet jo për të mos respektuar Rregulloren ose Kushtetutën, por për ta gjetur një zgjidhje”, tha ai.

Ai kujtoi edhe përvojën e legjislaturës së kaluar, duke argumentuar se mbajtja e vazhdueshme e seancave pa marrëveshje politike nuk sjell rezultat.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, 57 herë, nëse s’gaboj, mbajtëm seancë. Edhe nuk sollën kurrfarë rezultati. Çfarë kuptimi do të kishte tash të mbajmë seanca njërën pas tjetrës edhe prapë të mos ketë rezultate?”, deklaroi Dehari.

Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime të reja politike, pasi vetëm një ditë më parë PDK i kërkoi zyrtarisht Deharit që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa deputetët e kësaj partie kanë paralajmëruar se do të jenë të pranishëm në Kuvend edhe nëse nuk dërgohet ftesë zyrtare.

Edhe zyrtarë të tjerë opozitarë, përfshirë përfaqësues të LDK-së dhe AAK-së, kanë akuzuar shumicën parlamentare për shkelje të Kushtetutës dhe të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *